Këngëtarja e njohur Dua Lipa, ka publikuar pak javë më parë këngën “Swan Song”, e cila është kolona zanore e filmit “Alita: Battle Angel”.
Ky film pati premierën në mbrëmjen e së enjtes, ku këngëtarja shqiptare pati një paraqitje spektakolare në tapetin e kuq të premierës, shoqëruar nga i dashuri i saj, Isaac Carew.
Shqiptarja u shfaq e veshur në stilin e “Wonder Woman”, teksa vuri në pah linjat atraktive trupore.
“Swan Song” përndryshe është pritur shumë mirë nga publiku, dhe në vetëm një javë pas lansimit, ka marrë mbi nëntë milionë klikime në YouTube.
E lidhur me këtë sukses të saj, ka reaguar edhe këngëtari i njohur shqiptar i muzikës ‘rock’, Vedat Ademi.
Ky i fundit ka publikuar në InstaStory një imazh të këngëtares shqiptare, e cila falënderoi fansat për suksesin e këngës.
Këngëtari Ademi ka shkruar me ironi në mbishkrimin e fotografisë se si këngëtarët shqiptarë “kinse” ia kalojnë Duas me klikime, pasi në vetëm pak ditë marrin më shumë se ajo, edhe pse ata bëjnë muzikë vetëm për tregun vendor.
“Rri ti Dua, këta tanët i bëjnë për tri ditë 10 milionë”, ka shkruar Vedati në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/