Telegrafi

Vedat Ademi i zhgënjyer nga festivalet

Ai është një nga këngëtarët më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare. Një hitbërës i vërtetë. Nuk do shumë prezantim mitrovicasi, i cili jeton në Tiranë, Vedat Ademi.

Një udhëtim i tij në Amerikë dhe në Kanada, i ka shërbyer për të sjellë diçka të re. Ai ka realizuar këngën e re “Bën ftohtë”.

Klipi është realizuar në Toronto dhe është një bashkëpunim midis produksionit “Pro Video”, i cili ka montuar klipin e realizuar nga bashkëpunëtorët e këngëtarit, në Kanada.

Këtë vit Vedatin nuk do të mund ta shohim në skenat e festivaleve.

Pse u zhgënjye ai? Këtë e tregon këngëtari në emisionin e sotëm Express të KTV-së, i cili nisë në ora 20:15. /Telegrafi/