Telegrafi

Vedat Ademi dhe Klejti Mahmutaj vijnë me këngën e re “E dua”

Foto: Screenshot/YouTube

Vedat Ademi dhe Klejti Mahmutaj kanë publikuar ditën e sotme (e premte) këngën e re.

“E dua” mban titullin ky projekt, të cilin e kanë sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi Muma, kurse për melodinë u kujdes Endrit Shani.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi është realizuar nga John Vare Ride me video të kompletuar nga Edlira Baholli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bashkëpunimi është cilësuar i duhur për faktin se artistët pëlqehen në masë të madhe për vokalin e tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngën tani të plotë mund ta gjeni në YouTube në kanalin e këngëtarit Ademi.

Besohet që do të pëlqehet nga publiku dhe fansat e dyshes së njohur. /Telegrafi/