Këngëtari i njohur nga Mitrovica, Vedat Ademi, është bërë baba për herë të dytë.
Lajmin e ka konfirmuar vet ai përmes një statusi të ri në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjerash ka zbuluar edhe emrin dhe gjininë e foshnjës.
Ai dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një djali të dytë, të cilin çifti vendosën ta pagëzojnë me emrin e veçantë Eren Nik.
“Mirë se erdhe Eren Nik, 10 nëntor 2017”, ka qenë statusi i çiftit në Facebook.
Ndërkohë, vetëm pak minuta më pas, Vedasti ka publikuar një tjetër fotografi në InstaStory, ku shfaq shiritin e spitalit në dorën e tij, në të cilin shkruan “djali Ademi është këtu”.
Ndryshe, këngëtari dhe bashkëshortja e tij Dorela janë zhvendosur prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe së bashku kanë edhe një tjetër djalë më të madh, të quajtur Jonart. /Telegrafi/