Mesfushori i Interit, Matias Vecino, foli pas fitores në derbin ndaj Milanit me rezultat 1-0 në Serie A.
Uruguaiani që kur erdhi te zikaltrit është treguar vendimtar në sukseset e skuadrës nga Milano, kështu ndodhi dhe të dielën kur asistoi te goli i Mauro Icardit.
“Po na ndodh shpesh që ne po shënojmë gola të vonshëm vendimtarë, nuk është rastësi”, ka thënë Vecino për Inter TV.
“Kjo është pjesë e nivelit tonë fizik, plus ne nuk ndalojmë së besuari. Derbi është pjesë e veçantë nga sezoni dhe na jep më shumë besim për të mërkurën”.
“Njerëzit janë më shumë emocionues për derbin dhe ne dëshironim t’i jepnim gëzim”, shtoi mesfushori.
Tani Interi tani ka shtatë fitore radhazi, ecuria më e mirë që nga janari i vitit 2017. Ndeshja e ardhshme në Serie A e skuadrës së Lucinao Spallettit është kundër Lazios.
Aktualisht zikaltrit renditen në vendin e tretë me 19-të pikë. /Telegrafi/