Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, këto ditë ka qenë një nga emrat më të lakuar në media.
Kjo për shkak të një zënke virtuale me partneren e reperit Ledri Vula, Sara Hoxhën, pasi me të njëjtin ka qenë në lidhje vite më parë.
E pas kësaj, ajo ka bërë disa postime në ‘Threads’, me anë të të cilave ka hedhur edhe kunja.
Në një të fundit, 34 vjeçarja theksoi: “Ndihem ekstrem krenare dhe e lumru kur më tregojnë organizatorët që kam një përqindje shumë më të madhe të femrave se sa të meshkujve që më vijnë në koncertet e mia. Femrat duke mbështetur dhe dashur femrat tjera është një superfuqi”.
Në lidhje me këtë u tha se u bë një reagim nga reperja Melinda Ademi në po të njëjtën platformën.
“Ti vetëm feministe nuk je”, tha ajo.
Ky shkrim u mendua të jetë gjegjësisht për Dafinën, ndonëse ishin në raporte të mira e ndiqeshin në rrjete sociale. /Telegrafi/