Site icon Telegrafi

“Vdiqa të të puth”, Granit Cana dhe Fifi vazhdojnë me deklarata ndaj njëri-tjetrit

Afrimiteti në mes dyshes më të komentuar në Big Brother VIP, Granit Canës dhe Fifit, veçse po vazhdon të rritet.

Të njëjtit, të cilët tashmë po qëndrojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, së fundmi kanë shkëmbyer edhe disa fjalë e shikime romantike.

Artistja nga Ferizaj në një moment derisa po flisnin bashkë i ka shprehur dëshirën e madhe për ta përqafuar.

Ish-futbollisti në anën tjetër bëri një reagim duke thënë se ka dëshirë që ta puth.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Je shumë i mirë”, e ka nisur bisedën Fifi duke marrë një replikë nga Graniti me fjalët “Edhe ti je shumë e mirë”.

Ndërsa vazhduan komunikimin, Fifi tha: “Vdiqa të të përqafoj” dhe Cana vazhdoi: “Vdiqa të të puth”.

Edhe pse vazhdimisht shprehin pëlqimin që kanë, ata kanë theksuar se është akoma herët për të vendosur.

Sido që të jetë, do shohim në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i tyre nëse do ketë diçka më shumë. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version