Ka vdekur aktorja e famshme suedeze, Bibi Andersson. Lajmin e ka bërë të ditur regjisorja Christina Olofson.
Siç ishte fat i çdo aktori që punonte rregullisht për regjisorin e shquar Ingmar Bergman që të mbahej mend kryesisht për këtë bashkëpunim, i tillë ishte edhe fati i Bibi Anderssonit, që vdiq në moshën 83 vjeçare, e që u shfaq në 10 filma artistikë dhe tre televizivë të Bergmanit, ku përfshiheshin kryeveprat e tilla si “The Seventh Seal” (Vula e shtatë, 1957), “Wild Strawberries” (Luleshtrydhet e egra, 1957) dhe “Persona” (Persona, 1966).
Me filmin “Persona”, Andersson u bë e njohur botërisht për aftësitë e saj për role të thella dhe komplekse.
Andersson që në rini iu bashkua Dramatinit (Teatrit Mbretëror të Dramës), ku ka luajtur gjatë tërë karrierës së saj. Nga viti 1990 e sprovoi veten edhe si regjisore teatri. /Telegrafi/