Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth vdekjes së një qytetari nga Peja, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Në raport policia bënë të ditur se viktima kishte qenë duke punuar me një kamion ku pastaj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
I njëjti ishte dërguar menjëherë në spitalin e Pejës, ku më pas kishte ndërruar jetë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar me një kamion, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike me ç’rast ka pësuar lëndime, viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës ku ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/