Site icon Telegrafi

Vdesin shtatë civilë pasi rusët qëlluan në autokolonën e evakuimit në afërsi të Kievit

Shërbimi i inteligjencës i Ukrainës thotë se shtatë civilë janë vrarë pasi trupat ruse qëlluan në një autokolonë evakuimi.

Karvani po transportonte njerëz nga fshati Peremoha, në rajonin e Kievit, raporton skynews.

Në një deklaratë, shërbimi inteligjent njoftoi se “pas sulmit, pushtuesit i detyruan qytetarët të kthehen në Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati”.

Lexo po ashtu Gjithçka që po ndodh në ditën e 17-të të agresionit rus në Ukrainë

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Ndryshe, Rusia nuk po respekton marrëveshjet e arritura rreth hapjes së korridoreve të evakuimit të ukrainasve. /Telegrafi/

Exit mobile version