Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte.
Policia njofton se përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës.
“Lipjan 03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës”, thuhet në raport.
Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Rasti në hetime. /Telegrafi/