Site icon Telegrafi

Vdes i riu që u aksidentua në Deçan

trotinet

Një person (motoçiklist) ka humbur jetën pasi u aksidentua të hënën rreth orës 13:15 në fshatin Llukë e epërme, në Deçan nga një kamion.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në këtë aksident ishin të involvuar një kamion dhe një motoçikletë.

“Ju informojmë se me datë 26 qershor 2023, rreth orës 13:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Llukё e epёrme-Deçan. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё kamion dhe njё motoçikletё”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjën e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore.

“I lënduari nga vendi i aksidentit dërgohet me emergjencë në Spitalin Rajonal në Pejё, dhe nga aty pёr shkak tё lëndimeve dёrgohet në QKUK-Prishtinё. I dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё. Sot më datё 27.06.2023, rreth orёsh 02:15, jemi njoftuar nga mjeku kujdestar se viktima ka ndёrruar jetё”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Exit mobile version