Site icon Telegrafi

Vdes personi që ishte aksidentuar në korrik, në Malishevë të Gjilanit

Policia e Kosovës raporton se ka ndërruar jetë personi i cili ishte lënduar më 5 korrik në një aksident në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Në njoftimin  e Policisë theksohet se personi i cili ka ndërruar jetë ishte lënduar në një aksident trafiku duke pësuar lëndime të rënda.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe të vitit 2018, kanë ndodhur një mori aksidentesh rrugore, të cilat kanë përfunduar me fatalitet. /Telegrafi/

Exit mobile version