Site icon Telegrafi

Vdes personi që ishte aksidentuar në Shtërpcë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën ka ndërruar jetë një pacient që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit, viktima po merrte tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra në një aksident të ndodhur më 23 maj 2022 në Shtërpcë.

“Shtërpcë  23.05.2022 – 13:29. Më 06.07.2022 lidhur me rastin, është informuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte në tretman mjekësorë në QKUK, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version