Telegrafi

Vdes personi i cili u godit nga treni në Lutogllavë të Pejës

Ka ndërruar jetë personi i cili është goditur nga treni në Lutogllavë të Pejës.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se aksidenti mes trenit dhe një këmbësorit ka ndodhur rreth orës 12:40, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 30.09.2019 rreth orës 12:40, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Lutogllavë- Pejë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.

Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, Z.K. f/k/sh e lindur (1958).

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo po ashtu Treni godet një femër në Lutogllavë të Pejës

Tutje në njoftim thuhet se hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”. /Telegrafi/