Një person i cili ditë më parë u raportua se derisa kishte qenë duke kryer disa punë fushe ishte rrëzuar nga një lartësi rreth dy metra, të premten ka ndërruar jetë në Prizren.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më datë 11 maj rreth orës 14:30 në fshatin Romaj, ndërsa personi ka ndërruar jetë më datë 14 maj (e premte).
“Fsh. Romaj, Prizren 11.05.2021 – 14:30. Lidhur me rastin raportohet se me datë 14.05.2021 ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjareve për ceremoni mortore”, thuhet në raport. /Telegrafi/