Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri këtë vit për herë të parë debutoi në tregun e huaj me këngën “Four Sesons”.
Ajo është shumë e pëlqyer nga shqiptarët, madje është mikeshë e shumë prej fytyrave të njohura publike.
Emina Cunmulaj është një prej modeleve e cila mesa duket ka një simpati të veçantë për artin e Dafina Zeqirit.
Modelja ka publikuar së fundmi në Instagram Story disa imazhe, ku shfaqet duke parë një nga episodet e serialit “Amkademiku” (prodhim nga Stupcat), ku luan edhe këngëtarja Zeqiri.
Mesa duket aftësitë e Dafinës në aktrim e kanë bërë aq shumë për të qeshur modelen, sa nuk ka duruar dot dhe ka shkruar sipër fotografisë: “Vdes për ty bre”(sic.).
Kujtojmë që Emina tash e një kohë jeton me familjen e saj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në po të njëjtin vend ku është zhvendosur për momentin edhe Dafina Zeqiri. /Telegrafi/