Telegrafi

Vdes një person në Zubin Potok, rasti nën hetim

Foto: Ilustrim

Një person ka qëlluar veten me pushkë gjuetie dukë pësuar plagë vdekjeprurëse.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 19:27, në Zubin Potok.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit trupi I pajetë është dërguar në obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka qëlluar veten me pushkë gjuetie duke pësuar plagë vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/