Telegrafi

Vdes një person në Suharekë – policia gjeti një armë në vendin e ngjarjes

Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur dje pasdite në Suharekë.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitë relevante policore kanë sekuestruar nga vendi i ngjarjes një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Rasti nën hetime nga njësitë kompetente. /Telegrafi/