Telegrafi

Vdes një person në spital pak ditë pasi u sulmua fizikisht në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

Foto: Arkiv

Një person ka ndërruar jetë në spital të martën, pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të rënda që mori të premten më datë 8.12.2023, si pasojë e një sulmi fizik me një person tjetër, në Shtërpcë.

Ndërsa, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/