Site icon Telegrafi

Vdes një person në QKUK, rasti nën hetim

Foto: Ilustrim

Një person është dërguar në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare (QKMF) me urgjencë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:40, në Podujevë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

“Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKMF dhe me urgjencë është dërguar në QKUK, ku ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version