Një person ka humbur jetën derisa ishte duke pritur në një stacion të autobusëve. Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Pejë.
“Viktima mashkull K/Shqiptar, gjersa ishte duke pritur në një stacion të autobusëve, i ishte keqësuar gjendja shëndetësore.
Viktima është dërguar në spital, nga mjeku është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Telegrafi/