Një foshnje është dërguar pa shenja jete nga familjarët e tij, në Qendrën Emergjente në Suharekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:30 në fshatin Duhël.
Siç thuhet në raport, vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.
“Raportohet se nga familjaret në Qendrën Emergjente në Suharekë është sjellë një foshnjë mashkull kosovar, i cili pas kontrollimit nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/