Site icon Telegrafi

Vdes një 24-vjeçar në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Një 24-vjeçar është gjetur i vdekur sot rreth orës 15:00 në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë se viktima D.K., mashkull, 24-vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën AK 47. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Gashi.

Rasti po vazhdon të hetohet./Telegrafi/

Exit mobile version