Site icon Telegrafi

Vdes në QKUK një grua nga Prizreni, djali dyshon se faji është te mjekët

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast vdekje që ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas policisë në QKUK ka ndërruar jetë një paciente nga Prizreni. Djali i saj dyshon se nëna e tij humbi jetën si pasojë e trajtimit jo të duhur mjekësor.

“Raportohet se në QKUK Prishtinë ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Djali i viktimës ankuesi i rastit dyshon se nëna e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version