Telegrafi

Vdes në QKUK burri i cili pësoi djegie pas shpërthimit të gazit në shtëpinë e tij në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë në QKUK viktima mashkull, i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga shpërthimi i sistemit të ngrohjes në shtëpinë e tij në Lipjan.

Rasti kishte ndodhur më 5 shtator të këtij viti në fshatin Leletiq të komunës së Lipjanit.

Lexo po ashtu Pas shpërthimit të gazit në një shtëpi në Lipjan, mjeku i Kirurgjisë Plastike: Gruaja ka pësuar djegie në 85 për qind të sipërfaqes trupore

“Lidhur me rastin është raportuar se me datën 18.09.2023 rreth orës 19:17  viktima  mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.

Nga shpërthimi lëndime të rënda trupore kishte pësuar edhe gruaja e viktimës. /Telegrafi/