Telegrafi

Vdes këmbësorja në Pejë pas goditjes nga një veturë, arrestohet i dyshuari

Ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Novosellë të Pejës, ku një veturë ka goditur një këmbësore femër.

Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila pasi është dërguar në spitalin rajonal ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/