Telegrafi

Vdes edhe personi i katërt i aksidentuar në Rahovec

Ka vdekur personi i katërt i aksidentuar në Rahovec më datë 26 korrrik 2019.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj ka thënë për Telegrafin se i lënduari L.J në orën 15:30 sot ka ndërruar jetë.

“Me datë 06.08.2019, në ora 15:30, policia është informuar nga mjeku kujdestar në QKUK – Prishtinë se i lënduari në aksident trafiku me 26.07.2019, L.J i lindur në vitin 1973, i njëjti për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, ka thënë ajo.

Në këtë aksident kishin humbur jetën edhe tre persona të tjerë.

Sipas Policisë, aksidenti i pati ndodhur në mes të dy automjeteve udhëtarësh si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit në mënyrë të pa sigurt. /Telegrafi/