Telegrafi

Vdes 8-vjeçari pasi e zënë dyert e oborrit në Suharekë

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Suharekë, ku ka vdekur një 8-vjeçar pasi e kanë zënë dera e oborrit.

Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizren, Vesel Gashi.

Ai po luante me motrën e tij 6-vjeçare e cila ka pësuar lëndime.

“Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rjaonal në Prizrne, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“, ka thënë ai.

Ndërkaq motra 6-vjeçare që po vazhdon të trajtohet në spital ka pësuar lëndime serioze, ka treguar Gashi./Telegrafi/