Telegrafi

Vdes 58-vjeçarja që u plagos aksidentalisht në Podujevë

Foto: Ilustrim

58-vjeçarja që u plagos një ditë më parë aksidentalisht në Podujevë ka ndërruar jetë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka ndërruar jetë pas një kohe që ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Podujevë 20.12.2020, 23:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se aksidentalisht kanë plagosur me armë zjarri viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas një kohe e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 13 fishek dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/