Ka ndërruar jetë 24-vjeçari që u plagos sonte me armë zjarri në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.
Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla.
Më herët, Policia konfirmoi se plagosja me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 17:45.
“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”, ka konfirmuar më herët zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Hetuesit policor kanë nisur hetimet lidhur me rastin. /Telegrafi/