Ka vdekur njëri nga personat që u lëndua rëndë në vet-aksidentin që ndodhi të hënën te rreth-rrotullimi në Prishtinë, ku vetura ra nga lartë.
Lajmin për vdekjen e 17-vjeçarit që po trajtohej në Repartin Intensiv e konfirmoi për Telegrafin drejtori i këtij reparti, Shaqir Uka.
“Pacienti që është aksidentuar tek rreth-rrotullimi, te ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetoj pasojave të lëndimit dhe i njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha doktor Uka.
Ndërkaq, edhe Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e 17-vjeçarit.
“Mbrëmë rreth orës 21:00 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë pasagjeri A. H. 17 vjeç”, thonë nga Policia.
Ndryshe, tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në Prishtinë, ku vetura ka rënë nga rreth-rrotullimi në lagjen Lakrishte.
Në Kosovë ditëve të fundit janë shtuar aksidentet në komunikacion, ku disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. /Telegrafi/