Gjatë ditës u raportua nga mediet e huaja se një djalë ishte shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese në Mykolaiv pasi forcat ruse bombarduan rajonin.
Pamjet treguan ekipet e shpëtimit që transportonin 11-vjeçarin në një ambulancë pasi mbeti i bllokuar nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe për më shumë se gjashtë orë.
Sidoqoftë, guvernatori rajonal Vitaliy Kim tani thotë se djaloshi ka vdekur pasi pësoi një arrest kardiak, transmeton Telegrafi.
The rescue of the eleven-year-old boy from the rubble of a destroyed building in #Mykolaiv. pic.twitter.com/qh0dl95P68
— NEXTA (@nexta_tv) October 13, 2022
“Ata e sollën atë në spitalin rajonal për dializë dhe aty pati një arrest kardiak. Nuk kemi fjalë”, tha Kim.
Djaloshi 11-vjeçar u nxor nga rrënojat mëngjesin e së enjtes. /Telegrafi/