Site icon Telegrafi

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare në Tiranë, prindërit kërkojnë përjashtimin nga hetimi të prokurores

Foto: Ilustrim

Prindërit e Brian Spahiut, 3-vjeçarit që ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje dentare, kanë kërkuar përjashtimin e Alma Felaj si prokurore që po heton veprimet e mjekut Roland Xhaxho.

Këtë hënë, ata kanë pasur një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, ku i kanë paraqitur edhe dokumente mes të cilave pretendojnë se prokurorja nuk ka kryer veprime të plota hetimore.

Lexo po ashtu Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti, reagon anesteziologu që asistoi fëmijën

Sipas familjarëve, klinika në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen. /Telegrafi/

Exit mobile version