Real Madridi e ka gjetur ritmin, ndërsa për këtë ka meritë edhe anësori Lucas Vazquez.
Në fakt spanjolli ka qenë i mirë këtë sezon, ndërsa është asistuesi më i mirë nëse krahasohet me minutat që ka zhvilluar.
Ai deri më tani ka dhënë shtatë asistime, që i bie se ka pasur për gol çdo 125 minuta.
Kjo është një statistikë më e mira për minutë në pesë kampionatet më të forta në Evropë.
Neymar është pas tij me pasim për gol çdo 137.35 minuta.
I treti në listë është Lionel Messi që pason për gol çdo 182.5 minuta, po çdo dy ndeshje një herë.
Sa i përket numrit të asistimeve, më shumë pasime vendimtare Kevin De Bruyne, me 14 asistime. /Telegrafi/