Site icon Telegrafi

Vazhdon t’i komentojë ish i dashuri, Dua Lipa e injoron atë!

Dua Lipa pa dyshim se është një prej emrave të momentit.

E komentuar jo vetëm për këngët e saj, Dua njihet tashmë si ikonë stili dhe është po ashtu prej femrave më ataktive të skenës botërore.

Kjo nuk lë pa lëvizur as ish të dashurin e saj, Isaac Careë, me të cilin bukuroshja nga Prishtina ishte në lidhje pak kohë më parë.

Komenti i Isaac Carew, Foto: Instagram.com/DuaLipa

Ai ka vazhduar që t’i komentojë asaj në rrjetin social Instagram, por këngëtarja shqiptare nuk i është përgjigjur fare dhe kjo nuk është hera e parë që po ndodh.

Dua Lipa në këtë postim promovoi një kampanjë të saj të modës, pasi beson se ajo është pjesë e rëndësishme e jetës së saj.

Foto: Getty Images

“Është formë ku e shprehi unë veten”, ka shkruar Dua Lipanë postimin e saj, rreth rëndësisë së modës në jetën dhe karrierën e saj.

Dua Lipën mund ta shohim të gjithë të shtunën para finales së madhe të Ligës së Kampionëve në performancën e saj hapëse të ngjarjes më të madhe të futbollit botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version