Çmimi i një Bitcoini aktualisht po tregtohet me 8,008.01 dollarë, pasi që është hera e parë që u rrit në këtë nivel brenda një muaji.
Gjithashtu, sipas të dhënave të CoinMarketCap, përcjell Telegrafi krahasuar me të dhënat e 24-orëve të fundit edhe vlerat e kriptovalutave të tjera kanë shënuar rritje të dukshme.
Aktualisht një Ethereum tregtohet me 473.44 dollarë, një Ripple po tregtohet me 0.45 dollarë, ndërsa një Bitcoin Cash po tregtohet me 848.92 dollarë.
Të mërkurën e javës së kaluar, Bitcoin kaloi vlerën prej 7 mijë dollarësh.
Sipas një studimi të Bankës Qendrore Kanadeze, 58 për qind e qytetarëve kanë investuar në Bitcoin kryesisht për qëllime investimi dhe jo për transaksione.
Ishulli Maltës, pritet të shndërrohet në ‘parajsë’ të teknologjisë Blockchain, pasi parlamenti i këtij vendi me 4 korrik miratoi tre ligje të reja të cilat do t’i hapin rrugë zbatimit të kësaj teknologjie. /Telegrafi/