Telegrafi

Vazhdon spektakëli, pas penalltisë së pritur Handanovic pranon tre gola për shtatë minuta (Video)

Fiorentina ka rikthyer epërsinë ndaj Interit në Serie A me rezultatin 4-2.

Së pari Samir Handanovic mbrojti penalitën e Federico Bernardeschit në minutën e 52-të.

Por, më pas rrjetat e portës së sllovenit u tundën dy herë për dy minuta.

Davide Astori shënoi për në minutën e 62-të dhe pas dy minutash edhe Matias Vecino dhe në fund Khouma Babacar (70’). /Telegrafi/