Telegrafi

Vazhdon shtrenjtimi i naftës e benzinës

Nëpër të gjitha pompat e derivateve në vend, sot është shtrenjtuar nafta e benzina.

Një monitorim i Gazetës Express nëpër këto pika në Kosovë, ka vërejtur se çmimi i një litri naftë ka shkuar në 1.07 euro, derisa benzina është shitur me 1.08 euro.

Një litër gaz (plin) ka shkuar në 66 centë.

Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje për rritjen e çmimit të naftës nga kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, por kjo ka qenë e pamundur.

Çmimet e derivateve në Kosovës patën shënuar rënie gjatë muajt të kaluar si rezultat ndryshimit të çmimeve në berzën botërore. Në atë kohë në Kosovë nafta dhe benzina është shitur me nga 85 centë. /GazetaExpress/