Telegrafi

Vazhdon shkëlqimi i Interit në Serie A – Nerazzurët fitojnë bindshëm ndaj Genoas

Foto: FC Inter/Twitter

Interi ka triumfuar ndaj Genoas me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Pas vetëm një minute lojë në “Giuseppe Meazza”, Nerazzurët kaluan në epërsi me anë të Romelu Lukakut që u asistua nga Lautaro Martinez.

Ishte minuta e 15-të kur Mateo Darmian lëshoi një shans të artë kur ishte vetëm përballë portierit të Genoas, pasi sulmuesi belg bëri një pasim maestral.

Kaluan vetëm tre minuta nga shansi i italianit, dhe Nicolo Barella po ashti lëshoi një tjetër mundësi të mirë.

Në 45 minutat e dytë, Interi ishte edhe më spektakolar, pasi realizoi edhe dy gola të tjerë.

Ishte minuta e 70-të kur Big Rom asistoi për Darmianin që kësaj radhe nuk dështoi dhe shënoi për 2-0.

Nerazzurët shënuan edhe një herë, mirëpo tani me anë të Alexis Sanchezit (80’), derisa u dashtë që VAR të konfirmonte se nuk ishte në pozitë jashtë loje.

Pas javës së 24-të, Interi vazhdon të jetë lider me 56 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të do të takohet me Parman. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore