Telegrafi

Vazhdon seria e fitoreve të Z Mobile Prishtinës, mposht Golden Eagle Yllin

(Foto: Facebook/KB Prishtina)

Z Mobile Prishtina ka regjistruar një tjetër fitore në Superligën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 90-77.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, vendasit shënuan vetëm një pikë më shumë në çerekun e parë (17:16).

Në dhjetëminutëshin e dytë epërsia e bardhekaltërve ishte shumë e lartë (36:13), ashtu që shkuan në pushim me rezultat bindës.

Edhe në fraksionin e tretë, nikoqirët ishin më të mirë (24:16), ndërsa përkundër se e humbën çerekun e fundit (13:32), ata e fituan ndeshjen.

Nga 26 ndeshje, Z Mobile Prishtina ka regjistruar po aq fitore dhe nuk ka konkurrencën në krye të tabelës, ndërsa Golden Eagle Ylli vazhdon garën me Rahovecin për pozitën e dytë në tabelë. /Telegrafi/