Telegrafi

Vazhdon seria e fitoreve të Cityt, triumfon ndaj Wolverhamptonit

(Foto: Twitter/Manchester City)

Manchester City vazhdon të jetë i pandalshëm në Ligën Premier, ndërsa kësaj radhe e ka mposhtur Wolverhampton Wanderers (4-1) në Etihad Stadium.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 15-të me ç’rast vendasit kaluan në epërsi me një autogol të Leander Dendoncker.

Në fund të pjesës së parë, City e dërgoi edhe një herë topin në rrjetë, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje me ndihmën e VAR-it.

(Foto: Twitter/Manchester City)

Mysafirët arritën ta barazonin rezultatin në pjesën e dytë (61’) kur Conor Coady shënoi pas një harkimi të Joao Moutinhos nga gjuajtja e lirë.

Nikoqirët e rikthyen epërsinë me golin e Gabriel Jesus (80’), ndërsa Riyad Mahrez realizoi një gol të bukur (90’+1).

Në minutat shtesë (90’+4), Gabriel Jesus e shënoi golin e dytë personal dhe pas shqyrtimit të VAR-it u konfirmua se goli qëndron.

Me këtë fitore, Manchester City e ka ngritur në 15 pikë diferencën ndaj përcjellësit të parë Manchester United. Wolverhampoton Wanderers është në vend të 12-të me 34 pikë të arkëtuara. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore