Telegrafi

Vazhdon rrethi i tretë i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve: Vëmendja te derbi mes Chelseat dhe Milanit

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot (e mërkurë) për rrethin e tretë të fazës së grupeve.

Nga ora 18:45 do të zhvillohen dy ndeshje, derisa nga orari 21:00, do të luhen gjashtë të tjera.

RB Leipzig e pret Celticun, ndërsa Salzburgu do të takohet me Dinamo Zagrebin.

Por, përballja më interesante do të jetë ajo në mes të Chelseat dhe Milanit që luhet në “Stamford Bridge” nga ora 21:00.

Sfidë interesante është edhe ajo në mes të Sevillës dhe Dortmundit, ndërsa Real Madridi e pret Shakhtar Donetskun.

Manchester City do të jetë nikoqir i Copenhgaes, ndërsa PSG i shkon Benficas, me Juventusin që përballet me Maccabi Haifan. /Telegrafi/