Telegrafi

Vazhdon rivaliteti mes Ramosit dhe Lovrenit, spanjolli ‘thumbon’ kroatin në Instagram

Dejan Lovren e cilëson vetën në mesin e mbrojtësve më të mirë në botë, në nivel me Sergio Ramosin.

Ylli korat më herët kishte thënë se mbrojtësi spanjoll e ka më të lehtë te Real Madridi, pasi spanjollët në vitet e fundit kanë qenë fantastik në fazën sulmuese dhe kur sulmuesit shënojnë, gabimet e mbrojtësve minimizohen.

Pas këtyre komenteve dhe shumë tjerave, rivaliteti mes dyshes vazhdoi edhe para, gjatë dhe pas ndeshjes mes Përfaqësueses së Spanjës dhe Kroacisë.

Lexo po ashtu Lovren: Ramos i mbivlerësuar, bën gabime më shumë se unë - Varane është më i mirë

Lovren pas fitores së kroatëve ishte futur transmetim të drejtpërdrejt në Instagramin e tij dhe në bashkëbisedim me tifozët kishte fyer Ramosin dhe lojtarët spanjoll.

Në mesin e tjerave ishte mburrur se ka goditur me bërryl mbrojtësin spanjoll 32-vjeçar.

Ramos nuk e ka komentuar këtë, por ka ndjekur një tjetër mënyrë për t’iu përgjigjur.

Sergio ka pëlqyer një foto montazh në Instagram ku shikohet Lovren i dëshpëruar, kurse ai me trofeun e Ligës së Kampionëve. Kujtojmë se finalja e fundit në LK i takoi Realit, të cilën e fituan ndaj Reds me rezultat 3-1. /Telegrafi/