Telegrafi

Vazhdon rebelimi i Realit, Barçës dhe Juves – planifikojnë këtë verë të jetësojnë planin e Superligës Evropiane

Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi po vazhdojnë të insistojnë në jetësimin e Superligës Evropiane.

Edhe pse UEFA dhe FIFA kanë kundërshtuar projektin më të ri në futboll, tre gjigantët evropianë po vazhdojnë të insistojnë në krijimin e saj.

Sipas asaj që raporton ESPN, Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi kanë tashmë një plan se si të jetësojnë projektin e Superligës.

Lexo po ashtu Po rifreskohet ideja e Superligës Evropiane: Tani me 20 klube

Mediumi bën të ditur se gjigantët e La Ligës dhe ai i Serie A duan që ndeshjet t’i luajnë në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Nuk dihet nëse klubet e larguar do të jenë pjesë e kësaj gare, por që natyrisht se kontrata tashmë janë nënshkruar edhe pse ka ndodhur largimi i tyre.

Superliga Evropiane natyrisht se do të bëjë presion ndaj klubeve që janë larguar që të rikthehen dhe të jetësojnë planin në Amerikë. /Telegrafi/