Maqedonasit në emër të diasporës së tyre në SHBA tanimë disa ditë po mbledhin nënshkrime për t’i bërë presion Presidentit amerikan Barack Obama për ta tërhequr ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, shkruan Fakte.
Me një postim të sponzorizuar që u paraqitet shumicës së shfrytëzuesve të rrjeteve sociale, maqedonasit lavdërohen se vetëm 3 ditë kanë arritur të grumbullojnë rreth 1000 nënshkrime, ndërsa qëllimi i tyre është të arrjnë numrin 10 mijë para se t’ia dërgojnë peticionin Presidentit amerikan.
Në peticion maqedonasit ankohen te Obama se ”Ambasadori Baily, përveç tjerash: po përzihet në punët e brendshme të vendit tonë; nuk po lejon qytetarët e maqedonisë të shprehin vullnetin e tyre lirshëm sipas agjendës së Qeverisë për të votuar në zgjedhjet e parapara për 5 qërshor; po përkrah media që nxisin konflikte; po tenton të ndikojë që Maedonia ta ndërrojë emrin, si dhe shumë çështje tjera problematike që ambasadori Baily ka bërë.” thuhet në spjegimin e peticionit./Telegrafi/