Site icon Telegrafi

Vazhdon përplasja Vitia-Zemaj: Këto dokumente është dashur të jenë aty ku duhet, s’janë as të Arbenit e as të Armendit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i kundërpërgjigjet sërish ish-ministrit Armend Zemaj se në dokumentet e dorëzuara nga ky i fundit, nuk ka pranuar ndonjë dokument me të dhëna apo kontakte me prodhuesit e vaksinave në momentin kur e ka marrë detyrën.

Vitia tha se këto dokumente është dashur të dorëzohen, pasi siç u shpreh ai “dokumentet nuk janë as të Armendit as të Arbenit”.

Lexo po ashtu Vitia: Deri në fund të vitit do t'i sigurojmë 2 milionë vaksina antiCOVID-19

“Pavarësisht që nuk kam qenë aty, unë përmes një USB i ka dorëzuar të gjitha të dhënat, e jo me folldera siç keni bërë ju. Këto dokumente është dashur të jenë aty ku duhet, s’janë as të Arbenit e as të Armendit,  dhe fatkeqësisht asnjë dokument se kemi gjetur në lidhje me negociatat. Fakti që më 7 dhjetor është formuar grupi negociues për vaksinat, tregon se procesi i negocimit të vaksinave ka filluar pas kësaj date”, ka thënë Vitia.

Vitia po ashtu tha se në momentin e marrjes së detyrës kanë gjetur një plan nacioanl për vaksinimin, i cili ka pasur problemet e veta.

Ai po ashtu tha se ka autorizuar që të filloj hartimi i një plani tjetër, i cili sipas tij do të filloj të zbatohet më 15 qershor.

Lexo po ashtu Vitia tha se nuk kishte pranuar informata nga Qeveria Hoti për procesin e vaksinave, i përgjigjet Zemaj: Kjo është e pavërtetë

“Ne kemi gjetur një plan nacional për vaksinimin dhe për shkak të kohës së shkurt s’kemi mundur të bëjmë diçka, ka pasur problemet e veta ashtu siç thatë dhe ju dhe pajtohem plotësisht. Kam autorizuar që të filloj hartimi i një plani tjerë ku në datën 15 qershor të filloj të zbatohet. Përveç aplikimit në e-Kosova dhe procedurave tjera, nuk është vetëm kjo mundësi për regjistrim por edhe në QKMF nëpër komuna…”, tha ai.

E sa i përket rrezikshmërisë së situata epidemiologjike mund të përkeqësohet, Vitia tha: “Në momentin që situata epidemiologjike do të pësoj rritje, atëherë në kuadër të vaksinave do të marrim masa. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të respektojnë masat e marra”. /Telegrafi/

Exit mobile version