Pas dërgimit në televotim të Romeos, Heidit dhe Elvisit nga Graciano, si mundësi e dhënë nga ‘kutia e pandorës’, përplasja mes Romeos dhe Gracianos ka qenë shumë e ashpër.
Teksa ishin duke ngrënë, moderatori e akuzoi valltarin për pabesi si dhe e quajti frikacak.
Ky debat i tyre nisi shumë më parë, ndërkohë që për këtë Graciano vendosi ta godasë Romeon, në dy njerëzit më të dashur të tij brenda shtëpisë.
Pjesë nga biseda e tyre:
Romeo: Trego edukatë, më kthe përgjigje.
Graciano: Ta bëj këtë gjë të dalësh ti kush je i vërteti, mos të fshish më nga njerëzit që i mban nën kontroll.
Romeo: Okay, kush është i favorizuar?
Graciano: Jam ai që t’i bëj gjërat në sy, jam ai që debatoj me ty…
Romeo: Ti je i shpifur o plako, më kthe përgjigje, kush është i favorizuar këtu.
Graciano: Të ktheva përgjigje, unë jam i favorizuar.
Romeo: Je ti?
Graciano: Patjetër që po.
Romeo: Ik ore besprem, o besprem…
Graciano: Ja çfarë do të thotë të lozësh me njerëzit e ty.
Romeo: Besprem, i paburrë, frikacak.
Graciano: Nuk prekem unë nga ty, zero.
Romeo: Nuk prekesh se s’je burrë, s’ke sedër.
Graciano: Unë që do ngelem pa bukë dhe pa punë do ta shohim këtë pjesë, se ti s’je Zoti.. se Big Brother-i i Madh ishe dhe e pamë këtë pjesë me sjelljen që ti bën, por Zoti nuk je që të më tregosh ti mua bukën edhe punën, okay? Kaq.
Romeo: Ik ere besprem.
Graciano: Të përballësh me të vërtetën, të kuptosh që të dhemb.
Romeo: Ti nuk je as besprem.
Graciano: Të paktën shpresoj të të kem dhënë një mësim.
Romeo: As bresprem s’je.
Graciano: Me shoqërinë e tjetrit nuk luhet, mbaj edhe sheqerët fort dhe vazhdo lojën tënde në Big Brother. /Telegrafi/