Site icon Telegrafi

Vazhdon mashtrimi i diasporës nga agjencitë e fluturimeve (Video)

Ka vazhduar mashtrimi i qytetarëve që jetojnë ne diasporë nga agjencitë që promovojnë çmime të volitshme të biletave nga Gjermania e Zvicra për në Kosovë dhe anasjelltas.

Kështu i ka ndodhur një qytetari nga Kosova, i cili jeton në Dyseldorf, por që vetëm një ditë para se të mbërrinte në Prishtinë është njoftuar se fluturimi është anuluar, raporton KTV.

Ndërkaq, thotë se ka insistuar që ta dyfishojë çmimin e biletës që e kishte blerë me 300 euro në janar të këtij viti, por agjencia “Alba Air” ka refuzuar.

Përmes telefonit, po ashtu anulimin e fluturimeve e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të agjencisë “Alba Air” duke thënë se me marrëveshjet me kompanitë e fluturimeve kanë dështuar, transmeton Koha.net.

Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë bërë të ditur se asnjë aeroplan i agjencisë “Alba Air” nuk është regjistruar në agjendën e aderimeve në Aeroportin e Prishtinës.

 

Exit mobile version