Interi ka marr një fitore të madhe ndaj Atalantas me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Pjesa e parë ishte e luftuar nga të dy skuadrat, ku për rrjedhojë munguan rastet për gol.
Rastin më të mirë e kishte Duvan Zapata në minutën e 40-të, kur goditi drejt portës, por gjuajtja e tij u prit nga Samir Handanovic.
⏸️ | HALF TIME
Goalless at the break ⚖️#InterAtalanta 0️⃣-0️⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/dzuOA2q5e1
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) March 8, 2021
Në pjesën e dytë Interit ishte më kërkues dhe e gjeti golin që në start.
Zhvillohej minuta e 54-të kur nga një rrëmujë në zonë përfitoi mbrojtësi Milan Skriniar që me një gjuajtje të bukur gjeti rrjetën për 1-0.
https://twitter.com/interworldwide_/status/1369030414732468226
Pas golit të shënuar Interi u kthye prapa për ta ruajtur rezultatin.
Atalatna kishe më shumë nga loja kur rrezikoi në minutën e 68-të me Duvan Zapatan, por gjuajtja shkoi afër portës.
Rastin e fundit e kishte Mario Pasalic, por goditja e tij e bukur shkoi jashtë.
🇸🇰 | MILAN
A proper poacher's goal 🎯👌#InterAtalanta ⚫️🔵 #FORZAINTER pic.twitter.com/EDeweJ00L0
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) March 8, 2021
Interi vazhdon të mbetet lider në Serie A me 62 pikë, gjashtë më shumë se Milani. /Telegrafi/